Institucionet tona

Das Autonome Frauenhaus (Streha Autonome e Grave)

„Das Autonome Frauenhaus“ ofron mbrojtje dhe strehim për gjithsej 20 gra dhe për fëmijët e tyre, të cilët kanë përjetuar dhunë fizike, psiqike, seksuale ose ekonomike në familjet e tyre ose janë të kërcënuar nga ajo. Me biseda të shumëllojshme këshillimi ne i mbështesim ato në kërkim të perspektivave të reja për një jetë pa dhunë. Meqenëse streha e grave është gjithmonë edhe streha për fëmijë, ne punojmë intenzivisht me vajzat dhe djemtë në mënyrë që ata të mund të përpunojnë dhunën që kanë (bashkë)përjetuar.

Ju jetoni me fëmijët tuaj në një dhomë të mobiluar dhe ndani dhomën e ndenjës, kuzhinën dhe banjën me të tjerat gra dhe fëmijë. Ju drejtoni familjen tuaj në mënyrë të pavarur, që do të thotë që ju të kujdeseni për veten dhe fëmijët tuaj. Adresa e strehës së grave është anonime.

Ne pranojmë gjatë gjithë kohës gra që kërcënohen ose preken nga dhuna si dhe fëmijët e tyre.

Udhëzim për hyrje pa barriera
Për fat të keq „Frauenhaus“ nuk është pa barriera. Ju lutemi na jepni një aluzion kur të na kontaktoni për herë të parë, ne do ju ndihmojmë me dëshirë që të gjeni një zgjidhje individuale.

Unë kam nevojë për ndihmë tani - çfarë të bëj?
Ju mund të telefononi në numrin tonë të urgjencës (shih më poshtë) gjatë gjithë kohës. Nëse keni nevojë të menjëhershme në mbrëmje ose në fundjavë në gjuhë të tjera ju mund të kontaktoni falas me zyrën e mëposhtme.

Bundesweites Hilfetelefon Gewalt gegen Frauen
(Linjë ndihme në mbarë vendin për dhunë ndaj grave)
Telefon 08000 11 60 16
www.hilfetelefon.de

Telefoni 06221 833 088
Faksi 06221 833 659

frauenhaus@fhf-heidelberg.de

Orari i telefonit
E hënë – e premte
Ora 9.00 – Ora 12.00

Numri i urgjencës (jashtë orarit të telefonit)
Telefon 06221 831 282

Frauenberatungsstelle Courage (Qendra e këshillimit të Grave Guximi)

„Frauenberatungsstelle Courage“ ofron këshilla dhe mbështetje për të gjitha gratë që kanë përjetuar dhunë në marrëdhënie (bashkëjetese) ose gjenden në një situatë ndarjeje me mjaftë konflikte. Përveç bisedave këshilluese personale dhe telefonike ne ju ofrojmë gjithashtu edhe këshillime në grupe për tema të ndryshme si dhe referate e aktivitete.

Telefoni 06221 84 07 40
Faksi 06221 72 52 761

courage@fhf-heidelberg.de

Orari i telefonit
E hënë, e martë, e enjte ora 9:30 deri ora 12:00
E mërkurë ora 14:00 – ora 17:00

Adresa
Mannheimerstraße 226
69123 Heidelberg

Interventionsstelle für Frauen und Kinder (Qendra e Intervenimit për Gratë dhe Fëmijët)

„Interventionsstelle für Frauen und Kinder“ është pika e koordinimit dhe e kontaktit për gratë dhe fëmijët në kuadër të Ligjit për Mbrojtjen e Dhunës dhe në procedurën e dëbimit nga banesa. Ne këtu mund të lidhim kontaktin e parë me zyret e vendit, autoritetet e vendit si dhe me avokatet respektivisht avokatët. Situatën e fëmijëve e përfshijmë gjithmonë në këshillimin tonë.

Telefoni 06221 750 135
Faksi 06221 72 52 761

info@interventionsstelle-heidelberg.de

Koha e telefonit
E hënë, e martë, e enjte nga ora 9:30 deri në ora 12:00
E mërkurë nga ora 14:00 deri në ora 17:00

Adresa
Mannheimerstraße 226
69123 Heidelberg

Në rastë urgjence ju mund ta gjeni këtu listën tonë për paketim të cilën ju mund ta printoni.

Ne kemi renditur gjërat më të rëndësishme, të cilat ju dhe fëmijët e juaj duhet t’i merrni patjetër, nëse ju largoheni/dilni nga banesa e juaj.

Lista e Paketimit në rast urgjence

Nëse ju keni një aftësi të kufizuar në të mësuar ose aftësi të kufizuar mendore, ne mund të ju ofrojmë edhe këshillim në gjuhë të thjeshtë. Me gjithë dëshirë ju mund të sillni me vete dikë që ju i besoni.
Nëse ju nuk dëgjoni mirë ose nuk shihni mirë, ju lutemi të na informoni në kontaktin e parë në mënyrë që të sqarojmë bashkë me ju se çfarë mbështetje ju nevoitet.
Para qendrës tonë të këshillimit ekziston një vendparkim për persona me aftësi të kufizuara. Nëse ju keni mobilitet të kufizuar, ju mund të arrini në dhomën tonë të këshillimit përmes dy shkallëve. Një rampë mobile është në dispozicion nëse ju keni nevojë. Fatkeqësisht ne nuk kemi një tualet të aksesueshëm (pa barriera) për karriget me rrota. Nërastëse ju nuk mund të arrini në qendrën tonë të këshillimit, konsultimi mund të zhvillohet, nëse ju dëshironi, edhe jashtë qendrës së këshillimit (në banesën e juaj, në shkollë, në klinikë etj.).